Transmetuar më 23-03-2017, 11:17

Nje ditë pas sulmit në Londër, ku mbetën të vrarë katër persona, mes tyre dhe agresori, kryetari i Parlamentit Ilir Meta i ka dërguar një letër ngushëllimi homologut të tij britanik.

“I nderuar Koleg, Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga sulmi i djeshëm terrorist në Ëestminster. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve nga ky sulm barbar. Dënojmë këto akte të tmerrshme dhune dhe ofrojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin britanik si dhe me Dhomën tuaj të demokracisë në këto momente të vështira. Ju siguroj se të gjithë shqiptarët qëndrojnë përkrah popullit britanik, kundër terrorit dhe ekstremizmit, dhe në mbrojtje vigjilente të vlerave tona të përbashkëta demokratike.” Shkruan kryeparlamentari, Ilir Meta.

Nga sulmi në Londër mbetën të vrarë dy kalimtarë të rastësisshëm, një officer policie dhe agresori i cili dyshohet se ka qenë pjesë e organizatave terroriste./k.k/noa.al/