Transmetuar më 23-03-2017, 11:15

Londra zgjohet në zi një ditë pas sulmit terrorist në Parlamentin anglez. Siç thotë zv.shefi i policisë Scotland Tard, Mark Rowley, viktimat janë katër, përfshi dhe agresorin si dhe agjentin e policisë, Keith Palmer.

Njëra nga viktimat është 43- vjeçarja Aysha Frade, mësuese e spanjishtes, e cila u përplas me makinë nga terroristi, teksa po kalonte në Westminster Bridge, për të marrë vajzat në shkollë.

Frade kishte lindur në Britaninë e Madhe por ishte me origjinë spanjolle, ndërsa i shoqi John, ishte me origjinë portugeze./a.y/noa.al