Transmetuar më 23-03-2017, 10:50

Vjollca Hoxha është cilësuar si një nga gratë më të pasura në Shqipëri. Sot ajo feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte urimi i vajzës së saj Sara Hoxha e cila pak kohë më parë edhe kjo është bërë nënë.

Sara me anë të një postimi special në Instagram i ka shprehur gjithë mirënjohjen dhe dashurinë që një vajzë mund të ketë për nënën e saj.

“Në qoftë se ka ndonjë njeri që unë dëshiroj gjithë lumturinë, ajo je ti. Më mësove si të gjej fuqinë tek vetja dhe të dua jetën pavarësisht goditjeve. 

Vetëm sot kuptoj sakrificat e tua. Nëse një ditë do jem sa gjysma e mamit që je ti, do më bënte të lumtur! Të dua, edhe 100 vazhdo të luftosh mama!” shkruan Sara krahas fotos./b.l/noa.al/