Transmetuar më 23-03-2017, 10:40

Kina njihet si një ndër vendet më të pasura me ar. Dinastitë e lashta kineze, kanë trashëguar ndër vite këtë pasuri, e cila jo në pak raste ka qenë dhe vijon të jetë e pazbuluar. Këtë herë, thesari i një dinastie mbi 300 vjeçare është zbuluar në Lindjen e largët.

Një numër i madh monedhash prej ari, argjendi dhe bronzi u gjetën në kryqëzimin e lumenjve Minjiang dhe Jinjiang rreth 50 kilometra në jug të Chengdu, thanë arkeologët.

Copëza bizhuterish, vegla dhe armë hekuri, përfshirë shpata, thika dhe shtiza, u gjetën gjithashtu./k.k/noa.al/