Transmetuar më 23-03-2017, 10:11

Një konflikt mes disa personave është regjistruar gjatë mesnatës në një lokal në fshatin Berdicë të Shkodrës.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ku nga konflikt i çastit për motive të dobëta ka mbetur i dëmtuar shtetasi F. F., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Më pas kur kanë dalë nga lokali këta persona kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit. Njëri nga personat ka qëlluar edhe një herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes A. K., 32 vjeç, banues në Lezhë, si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë te ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale"Kanosja" ,"Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Prishja e qetësisë publike", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" të kryera në bashkëpunim./b.l/noa.al/