Transmetuar më 23-03-2017, 09:25

Shtatë persona janë arrestuar nga autoritete britanike si të dyshuar pas sulmit në Westminster, që i mori jetën 5 personave.

Kreu i antiterrorit, Mark Rowley tha se me qindra hetues kanë punuar përgjatë gjithë natës, duke bërë kontrolle në 6 adresa të ndryshme.

Ata që humbën jetën janë një grua rreth të 40 ave, një burrë rreth të 50 ave, Keith Palmer dhe autori. Shtatë prej të plagosurve janë ende në spital, në gjendje kritike për jetën. 29 persona të tjerë po marrin ndihmë mjekësore, sqaroi Rowley.

Në sulmin e së mërkurës, një person u fut me makinë në trotuarin në Westminster, duke përplasur këmbësore. Në një deklaratë jashtë Scotland Yard, Rowley tha se hetimet në Birmingham, Londër dhe pjesë të tjera të vendit po vijojnë.