Transmetuar më 23-03-2017, 08:17

Nëse shenja juaj do të ishte një emoji, ja si do të ishit ju në një fotografi të vogël.

Dashi- Manikyr thonjsh 

Kreativë, të mprehtë dhe shumë të dashur. Personat bien në dashuri me ju për shkak të shakave të mprehta dhe personalitetit tuaj.

Demi- Fytyra e qeshur me brirë

Kokëfortë dhe të vendosur në mënyrat tuaja. Njerëzit me këtë shenjë e kanë mendjen e ndarë për gjërat që duan në jetë. Askush nuk ju ndalon juve dhe planin tuaj.

Binjakët- Binjakët që kërcejnë

Jeni gazmorë, të qeshur, të shoqërueshëm, e doni jetën dhe jeni të prirur t’i bëni të tjerët për të qeshur.

Gaforrja- Puthja

Ju jeni të turpshëm, të rezervuar, të dashur dhe të kujdesshëm. Keni një sjellje tradicionale. Emoji që ju shkon më shumë është pikërisht ky i puthjes.

Luani- Zjarri     

Duke shpërthyer në jetë si zjarri, ju kërkoni gjithmonë përkujdesje dhe vëmendje.

Virgjëresha- Lekët me krahë 

Ju keni një afat kohor specifik për qëllimet tuaja dhe siguroheni për ta ndjekur atë me përpikmëri. Sipas intv.al, gjithmonë i bëni gjërat me llogari dhe analiza, gjë kjo gjë ju bën të suksesshëm në jetë.

Peshorja- Buzëqeshja me vetëkënaqësi

Vetëpërmbajta juaj flirtuese dhe hija e rëndë, i tërheq njerëzit për ju. Përpiqeni për ekulibër e harmoni dhe jeni të etur që të tjerët t’iu pëlqejnë.

Akrepi- Silueta

Ju jeni misterioz, të dyshimtë dhe shumë të rezervuar. Ju gjithmonë i lini njerëzit të duan e të kërkojnë më shumë për ju.

Shigjetari- Vajza kryelartë

Të qenit të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm është ajo për të cilën njiheni më shumë. Jeni shumë të zgjuar dhe të mprehtë, u thoni njerëzve të vërtetën edhe nëse ajo dhemb.

Bricjapi- Fytyra e ngrysur 

Jeni shumë të drejtë dhe besnik. Jeni praktik dhe të disiplinuar, kështu që keni kontroll të plotë mbi jetën dhe mendimet tuaja.

Ujori- Ylli që shndërrin

Një idealist natyror, ku opinioni juaj për botën është i ndryshëm. Ju keni nevojë të vazhdueshëm për të kërkuar ndryshim dhe përmirësim.

Peshqit- Fytyra që mendon 

Ju jeni një mendimtar i thellë dhe ju duhet pak kohë për të plotësuar dhe personifikuar jetën tuaj.