Transmetuar më 22-03-2017, 23:55

Ndriçimi në Kullën Eiffel në Paris, do të ndërpritet në mesin e natës, në shenjë solidarizimi për viktimat e sulmit terrorist të kryer ditën e sotme në Londër, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.

Vendimi u mor nga kryetari i komunës së Parisit, qytet i cili më parë ishte cak i sulmeve të përgjakshme terroriste.

Katër persona duke përfshirë një oficer policie, vdiqën gjatë sulmit pranë Parlamentit në Londër, ndërsa 20 të tjerë mbetën të plagosur.

I dyshuari terrorist është identifikuar me emrin Abu Izzadeen, qytetar britanik, 42-vjeç i lindur nga një familje xhamajkane në Hackney, zonë në lindje të Londrës.

Izzadeen, ishte zëdhënës i organizatës terroriste “Al Ghurabaa”, që në vitin 2006, është shënuar si një nga organizatat më të rrezikshme nga Parlamenti britanik./a.k/noa.al/