Transmetuar më 22-03-2017, 23:22

Lukas Podolski i ka dhënë lamtumirën Kombëtares gjermane në ndeshjen që u zhvillua mbrëmjen e sotme Gjermani-Angli.

Ka qenë një mbyllje fantastike për sulmuesin e Gjermanisë, i cili i dhuroi fitoren vendasve me një supergol nga 30 metra, që do ta mbajë mend gjatë.

Takimi Gjermani-Angli përfundoi me rezultatin 1-0./a.k/noa.al/