Transmetuar më 22-03-2017, 21:45

Ministri i Jashtëm në Britaninë e Madhe, Tobias Ellwood,  është cilësuar “hero” pasi u fotografua duke i dhënë ndihmën e parë një oficeri policie i cili mbeti i plagosur pas sulmit terrorist në Londër.

Mediat shkruajnë se ministri Tobias Ellwood, i ka dhënë frymëmarrje artificiale (gojë më gojë) policit të plagosur që ruantë institucionin e Parlamentit.

Katër persona duke përfshirë një oficer policie, vdiqën gjatë sulmit pranë Parlamentit në Londër, ndërsa 20 të tjerë mbetën të plagosur.

I dyshuari terrorist është identifikuar me emrin Abu Izzadeen, qytetar britanik, 42-vjeç i lindur nga një familje xhamajkane në Hackney, zonë në lindje të Londrës.

Izzadeen, ishte zëdhënës i organizatës terroriste “Al Ghurabaa”, që në vitin 2006, është shënuar si një nga organizatat më të rrezikshme nga Parlamenti britanik./a.k/noa.al/