Transmetuar më 22-03-2017, 18:50

Personat e bukur fizikisht kanë vështirësi për të pasur lidhje dashurie që zgjasin, pikërisht sepse janë më të prirur për të bërë për vete njerëz të tjerë dhe për të tradhtuar. Kjo ndodh në jetën e përditshme por edhe në botën e personazheve të famshëm, ku divorcet janë kthyer në rutinë. Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan i Universitetit të Harvard, i publikuar në revistën shkencore “Personal Relationships”.

Studiuesit mblodhën mbi 200 fotografi të djemve nga albume të vjetra shkollore të 30 viteve më parë dhe ua treguan dy grave, duke i pyetur të gjykonin mbi bukurinë dhe tërheqjen e tyre. Kështu rezultoi se ata që cilësoheshin të bukur, me kalimin e viteve kishin pasur një sërë lidhjesh të dështuara, të shkurtra dhe me numër të shumtë divorcesh, shkruan noa.al. Kjo gjë vërtetohet edhe me çiftet personave të famshëm, si Tom Cruise dhe Katie Holmes, Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin apo Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Por për cilin arsye bukuria është një kërcënim për çiftin? E thjeshtë, sepse të bukurit janë më të hutuar dhe u pëlqen vetja dhe janë në kërkim të vazhdueshëm të emocioneve të reja./a.y/noa.al