Transmetuar më 22-03-2017, 17:42

Londër, 22 mars 2017, NOA.al- Shkon në katër numri i personave që humbën  jetën në kryeqytetin anglez, si pasojë e atij që nga të dhënat paraprake hetimore është cilësuar sulm terrorist.

Një person, përplasi me makinë një grup personash që ndodheshin para Parlamentit të Londrës, dhe më pas theri me thikë një polic në oborrin e Westminster. Por sulmi i tij u ndërpre nga policia e cila e ekzekutoi duke e qëlluar me armë.

Ndërkaq terroristi i dyshuar i sulmit është identifikuar me emrin Abu Izzadeen, qytetar britanik, 42-vjeç i lindur nga një familje xhamajkane në Hackney, zonë në lindje të Londrës.

Izzadeen, ishte zëdhënës i organizatës terroriste “Al Ghurabaa”, që në vitin 2006, është shënuar si një nga organizatat më të rrezikshme nga Parlamenti britanik.

Brooks ishte konvertuar në islamik një ditë para se të mbushte 18-vjeç, më 17 prill të vitit 1993, i cili ka preferuar që ta thërrasin me emrin Abu Izadeen. 

Përveç agresorit që u vra nga policia, ndërroi jetë edhe një grua, e cila u përplas me makinë nga i dyshuari. Ndërkohë polici i therur me thikë gjeti vdekjen në spital, ndërsa flitet për mbi 10 persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas sulmit u bë evakuimi nga Parlamenti i Westminster, i Kryeministres britanike Theresa May e cila ndodhej brenda tij në momentin e agresionit./a.y/noa.al

Sulm para Parlamentit në Londër, 12 të plagosur, vritet agresori