Transmetuar më 22-03-2017, 16:20

Së paku 12 persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm pranë Parlamentit anglez në Londër pak pas mesditës së sotme. Seanca parlamentare e cila po mbahej ndërkohë u ndërpre.

Nga të dhënat paraprake flitet se një person me thikë në dorë theri një polic dhe tentoi të kalonte nëpërmjet kangjellave të Westminster, por u qëllua nga policia. Fillimisht ai përplasi me makinë disa kalimtarë duke i plagosur.

Ndërkohë u bë evakuimi nga Parlamenti i Westminster, i Kryeministres britanike Theresa May e cila ndodhej brenda tij në momentin e sulmit. Paraprakisht dyshohet për një sulm terrorist, ndërsa autori është një person aziatik rreth 40 vjeç./a.y/noa.al