Transmetuar më 22-03-2017, 14:27

Tërmet në qeverinë franceze, socialisti Matthias Fekl i zë vendin Bruno Le Roux, i cili dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm.

Le Roux u dorëhoq pas nxjerrjes së dokumenteve ku tregohej punësimi i dy vajzave të tij të mitura si bashkëpunëtore në Parlament.

Dy vajzat 15 dhe 16 vjeçe thuhet se kanë nisur të punojnë për të atin në Parlament, kur ishin ende në lice me kontrata të rregullta për një shumë prej 55 mijë euro.

Më konkretisht, njëra prej vajzave, ishte punësuar si asistente parlamentare, ndërkohë që frekuentonte një kurs përgatitor për në universitet, ndërsa tjetra teksa bënte një stazh në Belgjikë, shkruan noa.al.

Ministri shpjegoi për mediat se bëhej fjalë për “punë verore”, të dobishme për kurikulumin e vajzave. Sipas “Quotidien”, vajzat respektivisht kishin siguruar 14 dhe 10 kontrata pune./a.y/noa.al

Kontrata 55 mijë euro, ministri punëson dy vajzat e mitura