Transmetuar më 22-03-2017, 13:22

Në moshën 10 muajshe, vogëlushja Dominique u desh të përballej me një sfidë ekstreme mes jetës dhe vdekjes. Vogëlushja senegaleze nga Costa d’Avoria, erdhi në jetë me dy këmbë shtesë në kurriz, për shkak të një “binjaku parazit”, i cili nuk ishte zhvilluar plotësisht.

Në ditët e para të muajit mars, vogëlushja u nis nga vendi afrikan drejt Chicago, në SHBA, ku i’u nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë delikate.

Operacioni pati sukses në sajë të punës së gjatë të pesë mjekëve kirurgë dhe rreth 50 asistentëve, por edhe në sajë të bujarisë së amerikanes Nancy Swabb dhe familjes së saj, e cila mori përsipër koston e udhëtimit dhe të ndërhyrjes, shkrun noa.al.

Nancy u prek nga pamja e publikuar në Facebook nga Children’s Medical Mission West, një organizatë bamirëse dhe vendosi ta ndihmojë.

Pas ndërhyrjes vogëlushes i’u hoqën këmbët e tepërta dhe tashmë do mund të ketë një jetë normale, ndërsa për shkak të anomalisë rrezikonte paralizën dhe mundime të tjera./a.y/noa.al