Transmetuar më 22-03-2017, 13:02

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, nuk ka të ndalur por vijon të përshkallëzojë artikulimet dhe paralajmërimet e tij. Këtë herë, ai ka deklaruar se asnjë qytetar europian në mbarë botën nuk do të mund të ecë i sigurtë në rrugë nëse vendet e BE vijojnë të kenë këtë qasje diplomatike përkundër Turqisë. 

“Nëse Evropa vazhdon në këtë mënyrë, nuk ka evropian në çdo pjesë të botës që të mund të ecë i sigurtë në rrugë”, u tha Erdogan gazetarëve në Ankara. Erdogan deklaroi se Turqia i bën thirrje Europës që të respektojë të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Një ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel i këroi presidentit Erdogan që t’i jepte fund atyre që ajo i quan retorika të luftës.