Transmetuar më 22-03-2017, 11:45

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili është nisur sot për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka uruar shqiptarët me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

Nga Uashangtoni, lideri i opozitës ka uruar besimtarët me shpresën për mundësi të reja.

"Gëzuar Sulltan Novruzin. Mirë se vjen ditëbve re. Mirë se vjen viti i ri me shpresë e mundësi të reja. Paqe e lumturi për të gjithë shqiptarët", shkruan Basha./b.l/noa.al/