Transmetuar më 22-03-2017, 08:34

Quhet "Il Cammino Di Santiago" (Rrugëtimi i Santiagos) dhe përfaqëson një nga ritet e pelegrinazhit fetar më të famshme dhe njëkohësisht më të lodhshme në botë.

Një rrugëtim në këmbë prej 800 kilometrash që nga vargmalet Pirenej deri në qytetin e Santiago De Kompostela në krahinën e Galicisë në Francë.

Xhani De Biazi është gati ta bëjë një rrugëtim të tillë ose të paktën pjesërisht, nëse kuqezinjtë që ai drejton dalin me tri pikë nga stadiumi "Renzo Barbera" i Palermos ditën e premte.

"Nëse Shqipëria mund Italinë, De Biazi është gati të bëjë Rrugëtimin e Santiagos thuajse plotësisht", ishte premtimi i trajnerit të kuqezinjve para kamerave të televizionit italian "Skay Sport".

Në këtë intervistë, De Biazi ka analizuar edhe atë që e pret në fushë në Palermo, ku sigurisht nuk parashikon një ndeshje të lehtë.