Transmetuar më 22-03-2017, 07:51

Një mësuese 27 vjeçare rrezikon rreth 20 vite burg, pasi ndaj saj ka dyshime se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 17 vjeçar.

Sipas Daily Mail Sarah Fowlkes, e martuar, është pezulluar nga shkolla e Texas. Policia thotë se ka gjetur prova që vërtetojnë se ata kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Të njëjtat burime theksojnë se si prova konkrete janë gjetur disa mesazhe që tregojnë se ata ishin në një lidhje të fshehtë.

Fowlke, e cila punonte si mësuese biologjie në këtë shkollë prej tetorit të vitit 2014, u arrestua nga efektivët e policisë së Caldwell këtë të hënë, disa orë pasi kishte festuar ditëlindje me bashkëshortin e saj.

Sipas hetuesve në Lockhart 17-vjeçari ka pranuar marrëdhëniet seksuale me mësuesen e tij. Sakaq nëse mësuesja shpallet fajtore, rrezikon deri në 20 vite burg./b.l/noa.al/