Transmetuar më 21-03-2017, 22:41

Një nënë në Indi refuzon të ushqejë foshnjen e saj me gji për shkak të lindjes me një defekt gjenetik.

Foshnja është cilësuar nga banorët e zonës si “alien”, për shkak se nuk duket një foshnje e zakonshme.

Khalida Begum mbeti e tronditur kur lindi foshnjen e saj me kokë të vogël dhe sy të fryrë.

“Kur e pashë fëmijën për herë të parë, u trondita se dukej si alien. Nuk mund ta besoja që kisha lindur një djalë alien. Isha aq e shokuar sa i kërkova infermieres të ma largonte nga sytë,”– tha 35-vjeçarja, e cila refuzoi ta ushqente. Ajo u kujdes për djalin vetëm pas disa orësh.

Mjekët në Indi e kanë diagnostikuar atë më një sëmundje të rrallë gjenetike, të quajtur Harlequin Ichthyosis, ku përfshihen lëkura e trashë dhe tipare të deformuara.