Transmetuar më 21-03-2017, 21:07

Deputeti demokrat Eduard Halimi, ish ministër i Drejtësisë, komentoi mbrëmjen e së martës një informacion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për disa zyrtarë dhe deputetë, mes të cilëve ishte edhe emri i tij.

Z. Halimi tregon të vërtetën e këtij verifikimi. Bëhet fjalë vetëm për pasaktësi në merr dhe mbiemër, gjëra që ndodhin shpesh me plot qytetarë shqiptarë.

Në rastin e Halimit, ka rezultuar se në disa dokumentacione, emri i tij gjendet herë si Eduard dhe herë si Eduart dhe mbiemri Halimi dhe Halim.

Duke dhënë këto detaje, z. Halimi sqaron edhe faktin se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj tjetër verifikimi në rastin e tij.

Z. Halimi siguron se “nuk ka asgje ne jeten time qe te kete lidhje me ndonje te dhene penale e aq me pak kriminale. Kurrë, asnjëherë”.

Në qëndrimin e tij publikuar në rrjetin social Facebook, që e gjeni të plotë më poshtë, z. Halimi sqaron me detaje se pse po bëhet riverifikim.

“Të dashur miq U njoha sot me nje kerkese te KQZ per te verifikuar formularin e vetedeklarimit te disa deputeteve, perfshi dhe emrin tim.

Deshiroj t’ju informoj ju dhe opinionin publik se nuk ka asgje ne jeten time qe te kete lidhje me ndonje te dhene penale e aq me pak kriminale. KURRE, ASNJEHERE.

Ne formularin e vetedeklarimit te dorezuar ne kohe nuk ka asnje mosdeklarim per te penguar apo fshehur ndonje te dhene penale dhe aq me pak kriminale, apo verifikim ne baze te ligjit te Dekriminalizimit. KURRE NE ASNJE RAST.

Pas nje interesimi qe bera pas njoftimit mesova se behet fjale per saktesimin e te dhenave ne gjendjen civile ku ndryshon NJE GERME. E verteta eshte germa ka qene aty qe prej lindjes sime por gjate transferimit te gjendjes civile te familjes nga Korca ne Tirane, gabimisht nga punonjesit e gjendjes civile eshte haruar GERMA.

Ky saktesim ne zyrat e gjendjes civile ne Tirane eshte bere per gjithe familjen ne "Halimi" sic eshte mbiemri prej lindjes sime, babait dhe nenes, mbiemer qe mban dhe fisi qe jeton aktualisht ne Korce dhe jo "Halim" sic ishte shkruar gabimisht ne zyrat e gjendjes civile ne Tirane. Ne dokumentet arsimore dhe punesimit figuron ky mbiemer ndersa emri ne disa diploma ishte me "t" dhe ne disa me "d". Ky gabim gjate trasferimit te te gjendjes civile eshte ndrequr para me shume se dhjete vite rreth me pare dhe nuk eshte bere asnje ndryshim pasi me kete emer e mbiemer jam lindur dhe rritur deri me sot.

Doja te ndaja me ju kete njoftim ne menyre qe te jeni te qete se nuk ka dhe nuk do te kete kurre ne jeten time asgje per te fshehur, asnje te dhene per te mbuluar dhe asnje grimce balte per te hedhur mbi mua. Kaq, Thjesht dhe sakte.

Ju pershendes te gjitheve, Eduard Halimi”