Transmetuar më 21-03-2017, 20:19

Kryeministri Edi Rama replikon me ndjekësit e tij në Facebook, ndërsa këta të fundit i shprehin pakënaqësi.

Rama është përballur me komentuesit por nuk kanë munguar edhe ironitë mes tyre.

Komentuesi 1: Na lodhët duke ju pare dhe duke u zënë. Ju kemi votuar për t’ju parë dke punuar si ju e ashtu edhe ata që ishin. Fjalët fjalë ngelen.

Rama: Varet ku e ke mendjen që nuk shikon punët.

Komentuesi 2: Na kishte marrë malli vërtet. Je ba si ato konviktore që hyjnë live në Instagram. Po bani naj gja të mirë për popullin se me fjalë na keni mërzit. S’na bëhet të ndezim as TV.

Rama: Ore interist, s’ta kam unë fajin për Juven.

Komentuesi 3: Njerëz çdo gjë që ju shkruani, asnjë nga këta krerët nuk i lexojnë. Le të jemi realistë. Nuk duan t’ia dinë për ne.

Rama: Je gabim prandaj mos i fut të gjithë në një thes se të rëndohet mendimi./a.k/noa.al/