Transmetuar më 21-03-2017, 18:59

Ardhja në jetë e një fëmije është një eksperiencë e mrekullueshme, e cila ndryshon përgjithmonë jetën e një personi. Duke nisur nga ai moment, vogëlushi bëhet prioritet ndaj çdo gjëje tjetër, duke u kthyer në qendrën e botës. Por ndryshe nga sa mund të mendohet, sjellja në jetë e një fëmije, jo domosdoshmërisht bën të lumtur.

Këtë fakt e tregon një studim me titull “The Origin of Happiness”, i cili ka mbledhur të dhëna në katër vende të ndryshme, në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani dhe Australi, duke dhënë prova shkencore të faktit se ndjenjat pozitive pasi bëhesh prind, zhduken brenda 12 muajsh.

Pas zbehjes së entuziazmit të fillimit, prindi kthehet në gjendjen që ishte para lindjes së të voglit. Andrew Clark, drejtues i studimit shpjegon se studimi u krye vetëm në 4 vitet e para të jetës së fëmijës, gjatë të cilave nevoja për kujdes është më e madhe, shkruan noa.al. Sipas tij, duhen studime të thelluara, për të parë çfarë ndodh më pas, pasi me kalimin e viteve mund të ndërrohen rolet, kur janë fëmijët ata që kujdesen për nënën dhe babanë./a.y/noa.al