Transmetuar më 21-03-2017, 17:38

Washington, 21 mars 2017, NOA.al- Në kuadër të vizitës së tij në Washington, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pati një takim në Senat me veteranin Republikan dhe mikun e shqiptarëve John McCain.

Biseda me John McCain kishte në fokus vlerat e përbashkëta transatlantike dhe ishte inkurajuese për partneritetin e ngushtë midis dy vendeve për sa i përket reformave demokratizuese dhe të sundimit të së drejtës në vendin tonë.

McCain shprehu mbështetje për kursin e reformave dhe angazhimin parimor të Shqipërisë, përkundrejt adresimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë, në kuadër të NATO-s dhe në rrafshin dypalësh.