Transmetuar më 21-03-2017, 17:10

Një “modë” e re po bën bujë mes të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila quhet “Eeraser challenge”, e cila po përhapet me shpejtësi edhe në pjesën më të madhe të Europës.

Për çfarë bëhet fjalë? Eraser challenge është një sfidë që ka të bëjë me vetëdëmtimin, me rregulla shumë të thjeshta, duhet fërkuar lëkura me një gomë që përdoret për fshirje në shkollë, deri sa të krijohet plagë ose djegie. Më pas shenja e lënë duhet fotografuar dhe publikuar në rrjetet sociale me hashtagun #eraserchallenge.

Qëllimi? Të tregohet se kush ka më shumë rezistencë ndaj dhimbjes, shkruan noa.al.

Por ky veprim i të rinjve cilësohet si idiotësi, dhe denoncimi i parë vjen nga East Iredell Middle School, shkollë e mesme në Karolinën e Veriut, SHBA, e cila publikoi në Facebook disa imazhe ku tregoheshin krahët e dëmtuar të disa nxënësve.

Pas këtij denoncimi, mjekët ngritën alarmin për infeksione të mundshme, që kërkojnë mjekime specifike. Psikologët thonë se personat që bëjnë veprime të tilla torturuese, mund të vuajnë nga depresioni dhe probleme të tjera./a.y/noa.al