Transmetuar më 21-03-2017, 16:58

Një tragjedi e vërtetë, ka bërë që 18 adoleshentë të cilët frekuentonin shkollën e mesme të humbin jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ganë, kur gjatë një stuhie në një liqen të frekuentuar nga shumë pushues u shemb një pemë, duke zënë poshtë të rinjtë.

Krahas viktimave 22 të rinj të tjerë mbetën të plagosur, duke u dërguar me urgjencë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kintampo, në rajonin qendror të Brong-Ahafo, 400 kilometër në veri të kryeqytetit Accra. Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, nëpërmjet një postimi në Twitter ngushëlloi familjarët e të rinjve të vdekur. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thonë se gjithçka ndodhi rreth orës 16.00 të së dielës, kur të rinjtë ishin duke u larë, ndërkohë që tre pemë u rrëzuan dhe ranë në ujë, ku njëra prej tyre kishte përmasa tejet të mëdha, duke vrarë 18 të rinj dhe duke plagosur 2 të tjerë. Lidhur me ngjarjen janë ende në vijim hetimet, ndërkohë që zona është mjaft e vizituar nga turistët./a.y/noa.al