Transmetuar më 21-03-2017, 15:39

Familjet e 800 viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, kanë bërë një padi në një gjykatë në Manhattan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër Arabisë Saudite.

Në padi, Arabia akuzohet si bashkëpunëtore në atentatet e 16 viteve më parë, ku humbën jetën 3000 persona.

Nën akuzë vihen zyrtarë të lartë sauditë, të akuzuar se kanë ndihmuar terroristët Salem Al-Hazmi dhe Khalid Al-Midhar që të gjejnë apartamente, para si dhe të mësojnë gjuhën angleze./a.y/noa.al