Transmetuar më 21-03-2017, 14:12

Dy foshnja binjake të sapolindura shihen në videon e postuar më poshtë teksa kanë nisur të “flasin”, apo të paktën bëjnë përpjekje, vetëm pas një orë pas lindjes se tyre.

Nuk përmendet vendi se nga janë këto motra binjake, por ajo që është e rëndësishme është fakti se ato kanë lindur të shëndetshme dhe janë të lumtura.

Shkencëtarët thonë por edhe vetë jeta ka treguar se binjakët janë të lidhur me një lidhje speciale mes tyre. Si duket këto bukuroshe kanë filluar shoqërimin e tyre qysh në mitrën e nënës dhe këtu nuk ka fare dyshim që ato njëra tjetrës do i japin një mbështetje të fortë për kalimin e sfidave të jetës.