Transmetuar më 21-03-2017, 12:58

Një breshkë deti 25 vjeçe, e cila kishte gëlltitur thuajse një mijë monedha të hedhura nga turistët në kërkim të fatit të mirë, ngordhi të hënën në Tajlandë.

Ngordhja e saj ndodhi dy javë pas operacionit, gjatë të cilit veterinerët i kishin hequr monedhat nga stomaku.

Shkaku i vdekjes sipas ekipit mjekësor të Universitetit të Chulalongkorn në Bangkok, ishte helmimi i gjakut i shkaktuar nga 5 kilogramë metal që kishte gëlltitur.

Një operacion i dytë u bë të premten, për shkak të problemeve në aparatin tretës, por breshka nuk u përmend më, duke ngordhur mëngjesin e së hënës, shkruan noa.al.

Rasti i breshkës së quajt “Bank”, preku gjithë Tajlandën, duke shkaktua polemika lidhur me efektet shkatërruese që ka turizmi në natyrë. Breshka jetonte në një liqen në provincën e Chonburi, 175 kilometër në lindje të Bangkok. Ajo peshonte 915 kilogramë dhe monedhat që kishte gëlltitur e kishin rënduar shumë./a.y/noa.al