Transmetuar më 21-03-2017, 12:19

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka shpërndarë leje legalizimesh në Roskovec, ndërsa ka folur dhe për reformën zgjedhore.

Ruçi u shpreh se mazhoranca është e gatshme të diskutojë për çdo interes në kodin zgjedhor dhe se zgjedhjet mbahen 1 herë në 4 vite sipas kushtetutës. Gramoz Ruçi tha se zgjedhja e presidentit është në rrezik nëse nuk realizohen zgjedhjet e 18 qershorit.

"Qeverinë e zgjedh populli dhe nuk mund ta kërkosh kur do. Ne pranojmë çdo propozim të çertifikuar nga OSBE. Kushtetuta përcakton qartë nëse do të ketë apo jo zgjedhje të cilat mbahen 1 herë në 4 vjet. Diskutimi i datës 18 do të thotë një Shqipëri e destabilizuar. Nëse nuk realizohen zgjedhjet e 18 qershorit zgjedhja e presidentit të republikës është në rrezik", tha Ruçi.