Transmetuar më 21-03-2017, 12:05

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani vijon me deklaratat e forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Në një status në Tëitter, Manjani shkruan se me largimin e Ramës nga ekzekutivi do të shpëtojnë edhe zgjedhjet e 18 qershorit. “Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht do hiqet! Ky është çmimi i arrogancës që duhet të paguajë! Kështu shpëtojnë zgjedhjet dhe drejtësia”, shkruan ish numri një i Drejtësisë. Reagimet e Manjanit kanë qenë të shpeshta q pas shkarkimit që i bëri kryeministri.