Transmetuar më 21-03-2017, 12:01

Manpreet Singh 21 vjeç është vetëm 58 centimetra i gjatë dhe ka peshën e një fëmije 6 muajsh. Ai besohet të jetë një ndër njerëzit më të vegjël në botë. Aktualisht i padiagnostikuar, sëmundja e tij mbetet mister.

Por banorët e zonës në Punjab të Indisë e konsiderojnë atë “hyjni” dhe e vizitojnë çdo ditë për të marrë “bekimin” e 21 vjeçarit.

Singh lindi i shëndetshëm, po prindërit e tij thonë se ai ndaloi së rrituri kur ishte 6 muajsh.

Duke qenë në gjendje të vëshirë ekonomike, prindërit nuk kanë mundur ta dërgojnë të birin në mjekë specialistë për të zbuluar sëmundjen nga e cila vuan i riu.

"Ne jemi konsultuar me shumë mjekë, por ata shprehen se nuk kanë ndonjë shpresë. Por nëse nga ndonjë shans ekziston një mundësi, unë do të isha shumë i lumtur”, shprehet babai i djalit.

Doctor Hemraj, një mjek lokal, i cili kujdeset për Singh beson se gjendja e rrallë ka mundësi të jetë e lidhur me tiroidet.

"Njerëzit vijnë tek unë kur vuajnë nga ethet ose një të ftohtë, unë kujdesem për ta, por ky është një rast i ndryshëm, e kam parë atë për herë të parë. Megjithatë sot shkenca është zhvilluar aq shumë sa që asgjë nuk është e pamundur. Trajtimi i tij gjithashtu është i mundur”, tha Hemraj./b.l/noa.al/