Transmetuar më 21-03-2017, 11:24

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux, u thirr në takim nga Kryeministri Bernard Cazeneuve, për t’u përgjigjur lidhur me lajmet e përhapura në mediat franceze, sipas të cilave ai ka punësuar si asistente parlamentare dy vajzat e tij 15 dhe 16 vjeçe.

Dy vajzat thuhet se kanë nisur të punojnë për të atin në Parlament, kur ishin ende në lice me kontrata të rregullta për një shumë prej 55 mijë euro.

Më konkretisht, njëra prej vajzave, ishte punësuar si asistente parlamentare, ndërkohë që frekuentonte një kurs përgatitor për në universitet, ndërsa tjetra teksa bënte një stazh në Belgjikë, shkruan noa.al.

Ministri shpjegoi për mediat se bëhej fjalë për “punë verore”, të dobishme për kurikulumin e vajzave.

Sipas “Quotidien”, vajzat respektivisht kishin siguruar 14 dhe 10 kontrata pune./a.y/noa.al