Transmetuar më 21-03-2017, 11:08

Një burrë i zhveshur plotësisht e ka gjetur veten ngushtë në parvazin e dritares së një shtëpie, ku mesa duket po fshihej nga dikush. Ndoshta nga bashkëshorti i të dashurës së tij, i cili ka ardhur në shtëpi në mënyrë të papritur kur ata nuk e prisnin.

Nuk janë ende të qarta detajet e videos së publikuar këto ditë në internet, të cilat po bëjnë xhiron e botës me shikimet dhe shpërndarjet. Skena është regjistruar në Francë, të paktën kështu besohet nga e folura frëngjisht e fqinjit.

Megjithatë hipotezat e përdoruesve në rrjet janë të shumta. Disa thonë që mund të jetë edhe një adoleshent në shtëpinë e të dashurës së tij, i cili fshihet nga prindërit e vajzës./b.l/noa.al/