Transmetuar më 21-03-2017, 10:55

“Ajo ishte tepër e bukur”. Ky ka qenë justifikimi që ka dhënë për një fqinjin e tij një baba nga Australia i cili i vuri flakën vajzës së tij të vogël.

Edward Herbert nga Perth, akuzohet se i hodhi benzinë të bijës 3 vjeçare, pasi kishte kaluar gjithë ditën duke pirë alkool e kanabis dhe më pas tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe me vajzën  7 vjeçare.

3 vjeçarja pësoi djegie në fytyrë e në pjesën e sipërme të trupit, por fatmirësisht arriti të mbijetonte. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit me lazer për shenjat.

Prokurorja e çështjes, Amanda Forrester, tha para gjykatës se shenjat e të voglës nuk do të ikin kurrë.

Fqinji i çiftit shpjegoi se Herbert mësohet se i tha atij se ishin fëmijët e tij dhe ai mund të bënte ç’të donte, duke shtuar se e vogla ishte shumë e bukur ndaj dhe e dogji.

Gjykata u njoh me historinë sesi 43 vjeçari kishte pirë gjatë gjithë ditës dhe kishte kërcënuar bashkëshorten duke i thënë se do ta vriste, përpara se të tentonte të digjte fëmijët./b.l/noa.al/