Transmetuar më 21-03-2017, 10:32

Vijon të jetë e ndezur marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Turqisë që pas deklaratave të presidentit Erdogan i cili i krahasoi zyrtarët gjermanë me nazistët. Së fundmi, Kancelarja Angela Merkel, ka parlajmëruar presidentit turk se nëse vazhdon me komentet e tij, Gjermania mund të ndalojë më shumë evenimente të politikanëve turq, raporton BBC.

Krisja e marrëdhënieve filloi pak ditë më parë kur autoritetet gjermane ndaluan mitingje që kishin si synim të nxisnin votuesit turq që jetojnë në Gjermani të votojnë pro referendumit që shton fuqitë e Erdogan. Ky i fundit, gjatë një mitingu tha se Europa po përdor masa nazistësh kundër Turqisë dhe preket kur Turqia i quan nazistë.

Merkel nxitoi t’i përgjigjej Presidentit turk dhe tha se krahasime të tilla duhet të ndalen dhe se nuk pranon asnjë justifikim për to. Ajo tha se Gjermania ka të drejtë të marri çdo masë që sheh të arsyeshme si reagim, përfshirë anulimin e evenimenteve të ardhshme për të cilat politikanët turq kanë marrë leje./k.k/noa.al/