Transmetuar më 21-03-2017, 10:13

Tetë zarfa me eksplozivë janë zbuluar nga policia e Greqisë në qendrën e seleksionimit të Postës greke, në Krioneri të Athinës. Blutë e shtetit fqinj u vunë në lëvizje pas dy ngjarjevëe të njëpasnjëshme, ku zarfa me eksplozivë u dërguan në Ministrinë gjermane të Financave dhe në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, dhe ku u deklaruar se kishin ardhur nga Greqia.

Lajmi është transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, që u referohet burimeve të policisë.

Sipas këtyre burimeve, zarfat u adresoheshin zyrtarëve të lartë europianë, mes të cilëve edhe Presidentit të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

Si dërgues figuronin emra nga komunitetit universitar grek dhe ekspertë të njohur të ekonomisë, me qëllim që të bëheshin më të besueshëm.

Sipas të dhënave të deritanishme, të tetë zarfat kanë të njëjtën strukturë dhe të njëjtën sasi të vogël eksplozivi që kishin edhe zarfat bombë që u dërguan mesjavën e kaluar në Berlin dhe Paris.

Zarfi bombë që kishte mbërritur në zyrën e Ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schabule, u çaktivizuar falë vigjilencës së policisë.

Ndërsa në Paris, eksplozivi shpërtheu duke plagosur nëpunësen që hapi zarfin.

Autorësinë e dërgimit të zarfave bombë e ka marrë përsipër organizata guerrile greke “Komploti i Celulave të Zjarrit”, drejtuesit e të cilës ndodhen prej kohësh në burg./k.k/noa.al/