Transmetuar më 21-03-2017, 10:08

Një ndër veçoritë unike të Instagramit ishte se kur postonit video live ato zhdukeshin menjëherë pas mbylljes së transmetimit. Ndryshe nga Facebook apo Periscopi, ku videot e transmetuara live ruhen, në Instagram ato zhdukeshin përgjithmonë.

Kjo ka ndodhur deri më tani, pasi që nga sot ju do të keni edhe mundësinë për t’i ruajtur. Është shumë e thjeshtë, sapo të përfundojë transmetimi juaj live ju do të shikoni një buton në qoshen sipër djathtas, e klikoni dhe videoja ruhet në telefonin tuaj.

Kompania synon që me këtë lëvizje, duke u dhënë përdoruesve të drejtën për të ruajtur videot, do të rrisë numrin e përdoruesve që do të publikojnë video live. Ky përditësim në veçoritë e Instagramit do të vihet në përdorim që sot për përdoruesit e telefonave iOS dhe Android./b.l/noa.al/