Transmetuar më 21-03-2017, 09:48

Ndeshja kualifikuese Itali-Shqipëri luhet të premten në Palermo. Portieri Gianluigi Buffon do të kalojë vijën e finishit të 1000 lojërave, të luajtur në karrierë. Ai bëhet figurë e katërfishtë në këtë drejtim, si Paolo Maldini.

Kjo ditë e shënuar për portierin e Juventusit do të ndodhë kundër Shqipërisë, kur Buffon të mbrojë katërkëndorin e Italisë. Një tjetër “infinito” për veteranin e kombëtares axurre, lojtari i vetëm i Italisë në gjendje për të thyer “murin 999”, numër ndeshjesh të cilin ishte ish-kapiteni i Milanit që e tejkaloi, duke u ndalur në 1028 lojëra në karrierë.

Më 19 nëntor 1995, gjatë ndeshjes Parma-Milan, Buffon luajti ndeshjen e parë. Që nga ai moment, në pothuajse 22 vite karrierë, gëzimet dhe zhgënjimet (e pashmangshme) e kanë shoqëruar portierin e mirënjohur italian.

Me fanellën axurre, Buffon ka më shumë paraqitje nga të gjithë (167 ndeshje), ndërsa në Seria A regjistron 614 ndeshje. Dhe vjen sfida Itali-Shqipëri, e 1000-ta për të në karrierë.