Transmetuar më 21-03-2017, 08:33

Fytyra e një qyteti përbëhet nga shumë elemente: ndërtesat, urat, statujat, rrugët, parqet, por edhe stolat.

Sado e çuditshme dhe e parëndësishme që mund të dëgjohet, stolat me veçantinë e tyre mund të bëjnë më argëtuese një anë apo cep të qytetit.

Bored Panda ka prezantuar një listë me stolat më të çuditshëm, për të treguar që kreativiteti mund të transformojë rrugët e ngarkuara.

Nëse do të jeni për një drekë të shpejtë, apo ju duhet të prisni dikë, këto stola me siguri do ta zbukuronin ditën tuaj. Le të shikojmë së bashku disa nga stolat që janë vendosur në qytete të ndryshme të botës.