Transmetuar më 21-03-2017, 07:35

Google është duke punuar me një aplikacion tjetër eksperimental mesazhesh, këtë herë në hapësirën audio. Aplikacioni i ri, Supersonic Fun Voice Messenger, është aplikacioni i dytë që vjen nga inkubatori Area 120 i Google këtë muaj.

Një aplikacion për shikimin e videove në grup i quajtur Uptime u publikua në iOS javën e kaluar. Supersonic transkripton çdo gjë që ju thoni dhe zëvendëson fjalët me emoji aty ku mundet. Siç mund ta shihni më poshtë, dikush dërgon tekstin e këngës nga Beyoncé “Irreplaceable”.

Transkriptimi është edhe shumë i saktë, edhe i shpejtë. Supersonic zbardh mesazhin në kohë reale ndërsa miku juaj është duke folur në telefonin e tij. Kjo do të thotë se ju nuk duhet të prisni deri sa shoku të dërgojë mesazhin e plotë përpara se të filloni të shihni transkriptimin.