Transmetuar më 20-03-2017, 23:37

Skuadra e Milanit po kërkon të bëjë përforcime cilësore për sezonin e ardhshëm dhe për këtë gjë ka hedhur “grepat” te skuadra e Real Madridit.

Skuadra e Milanit është gati që të shpenzojë miliona euro në transferimin e lojtarëve të rinj, të cilët do të ndihmonin skuadrën të kthehet në krye të futbollit evropian.

Sipas Calciomercato, Milan kërkon të transferojë tre futbollistë të Real Madridit.

Bëhet fjalë për Alvaro Moratan, Isco Alcarcon dhe Mateo Kovacic, të cilët po luajnë shumë pak nën drejtimin e trajnerit Zidane.

Milani mungon prej kohësh në “Kupat e Europës”, çka ka dëshpëruar tej mase tifozët anembanë botës.