Transmetuar më 20-03-2017, 23:02

Një 38-vjeçare e martuar në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shokuar opinionin publik pasi është akuzuar nga gjykata se ka bërë seks me një adoleshent deri në 15 herë.

Mësuesja Brooke Lajiness, dhe një 14-vjeçar, kanë bërë seks në sediljen e pasme të makinës së saj.

Autoritetet thonë se po hetojnë nëse ka të tjera “viktima” të mësueses.

Lajiness u arrestua pasi mamaja e djalit shkoi në polici dhe u ankua.

Mbi të rëndojnë 13 akuza, përfshi edhe atë të dërgimit të imazheve seksuale një të mituri e ndërsa bashkëshorti i saj i ka dalë në krah gruas së tij.

Bashkëshorti i saj David dhe 38 vjeçarja Brooke Lajiness, kanë 16 vjet të martuar.

Seanca e radhës ndaj mësueses do të mbahet në 13 prill.