Transmetuar më 20-03-2017, 22:09

Neptun, si pjesë e Grupit Balfin, këtë vit është përfshirë konkretisht në dhënien e kontributit të drejtpërdrejtë në shoqërinë shqiptare duke u angazhuar në aktivitete të përgjegjësisë sociale në mbështetje të individëve dhe grupeve me nevoja të veçanta siç janë fëmijët dhe të rinjtë me sindromën Down.

Në mbështetje të kësaj kauze, si një nga çështjet shoqërore më të ndjeshme, kompania Neptun ofron kontributin e saj duke mbështetur shoqatat të cilat trajtojnë fëmijët dhe të rinjtë me këtë sindromë në Shqipëri.

Këto shoqata janë “Down Syndrome Albania” dhe “Qendra Xhonatan”.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi do të jetë ofrimi i kontributit financiar çdo muaj në mënyrë që të ndihmojë në informimin, ndërgjegjësimin dhe përfaqësimin sa më mirë të këtyre individëve në shoqërinë tonë.

Drejtori ekzekutiv i Neptun, z. Alexandros Kosenas, sqaron më tej rolin e kompanisë në këtë drejtim:

“Përgjegjësia Sociale e Korporatës është pjesë e integruar e kompanisë sonë si edhe e strategjisë së Grupit Balfin ku kompania jonë bën pjesë. Kjo vihet re sidomos në transmetimin e vlerave ku interesi i të gjitha palëve të përfshira është ndihma që i ofrohet komunitetit. Krijimi i një ambienti sa më social është reflektuar në politikat dhe veprimtarinë e kompanisë sonë. Zgjodhëm të mbështesim kauzën e fëmijëve dhe individëve me sindromën down si një kauzë që meriton vëmendje shoqërore dhe prandaj gjykuam të dhurojmë një përqindje të të ardhurave të përfituara nga shitjet e Kartës Happy në mbështetje të trajtimit, zhvillimit dhe riaftësimit të fëmijëve dhe individëve me këtë sindromë. Ne duam të sigurojmë që shoqëria Neptun, palët e përfshira, si edhe klientët tanë po ndërmarrim veprimin e duhur për komunitetin ku jetojmë dhe jemi të përkushtuar ta ndjekim me shumë pasion dhe përgjegjësi”.

Neptun Albania, rrjeti më i madh i shitjes së pajisjeve elektroshtëpiake dhe të teknologjisë në Shqipëri, luan një rol shumë të rëndësishëm në revolucionarizimin e tregut dhe sjelljes konsumatore në Shqipëri.

Mbështetja dhe ndihma financiare që Neptun jep për këta fëmijë me nevoja specifike shkon në ndihmë të informimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare për t’i trajtuar njësoj si të tjerët, për të qenë mendjehapur, duke i integruar dhe duke u dhënë mundësinë që të zhvillohen në aspektin shëndetësor, arsimor, social, në krijimin e pavarësisë dhe punësimin si edhe në promovimin e të drejtave të tyre si individë të barabartë në shoqëri.

Kompania Neptun vepron në fushën e shitjeve me pakicë e shumicë të pajisjeve elektronike me mbi 20 dyqane në të gjithë vendin nëpërmjet sjelljes së fjalës së fundit të teknologjisë nga markat lider në botë dhe është pjesë e BALFIN Group, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri.

Rrjeti i dyqaneve Neptun ndodhet gjithashtu në 4 vende të Ballkanit në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Mali të Zi.

Fokusimi tek konsumatori, kombinimi i qëndrueshëm i vlerave, shumëllojshmëria e produkteve, shërbimeve, kanë bërë që Neptun, të jetë një nga kompanitë udhëheqëse e prestigjioze në tregun e pajisjeve elektronike në Shqipëri.

Neptun ka një larmi të madhe pajisjesh elektroshtëpiake, audio dhe video, dixhitale, pajisje për zyra, IT, produkte të kujdesit personal, si dhe shumë pajisje të tjera të markave më të njohura nga kompanitë më prestigjioze në botë, të tilla si LG, Samsung, Sony, Apple, Philips, Bosch, Beko, Tefal, Rowenta, Fuego, etj. /noa.al/