Transmetuar më 20-03-2017, 22:05

Tashmë dihet që Rozana Radi është një shkruese e mirë poezish ku së fundmi ajo ka krijuar edhe një tjetër të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale.

Poezia ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve të saj të cilët kanë dhënë komente të ndryshme.

Kjo është poezia:

Ja ku më ke përpara teje

Qendroj perherë me kokën lart

Sa herë më merrje më rrëmbeje

e jeta ime bëhej çark.

Përplasmi, pra përplasmi dallgët

që zemërimin të ma shtojnë,

por kur të kthehesh tek unë prapë,

valët nuk do ti dua si gjithmonë.

Kështu jam unë për dreq o det

Kështu u rrita si fëmi

i doja njerëzit sikur dallgët

me shume poterë e dashuri.

Po dallgët veç u egërsuan

kur ma kuptuan gjithe fuqinë.

U egersuan t’më fundosnin

Por nuk ma njohin trimërinë

Tani qendroj këtu e drejtë

me kokën lart dhe po e pres

një dallgë të madhe si atëherë

Po s’ke guxim se ti s’je det! R.Radi!/a.k/noa.al/