Transmetuar më 20-03-2017, 20:55

I burgosuri që u arratis nga burgu në Itali është një djalë i ri shqiptar dhe ai duhet të vuante dënimin deri në vitin 2024 pasi kishte qëndruar rreth dhjetë vjet deri sa u arratis javën e kaluar.

Policia italiane tha sot se ka identifikuar të riun që arriti të zhdukej nga paraburgimi në San Michele të Aleksandrisë. Ai është Besnik Mira, 35 vjeç (në foto), me precedentë penalë për grabitje dhe seri vjedhjesh të tjera, raporton noa.al.

I riu arriti të arratisej duke përfituar nga mundësia e artë që i ishte dhënë duke u kujdesur për pastrimin dhe mirëmbajtjen e institucionit të vuajtjes së dënimeve penale.

Telekamerat e sigurisë nuk arritën të tregojnë asgjë mbi mënyrën si është arratisur i riu shqiptar.

Në këto kushte policia italiane thotë se e ka të vështirë të lokalizojë shqiptarin tashmë në kërkim që nga paraditja e të premtes. /noa.al/