Transmetuar më 20-03-2017, 20:45

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth orës 20:20 në zonën e Kinostudios, ku dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në krah E.D., i cili u dërgua në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/