Transmetuar më 20-03-2017, 19:56

Një gjyshe mjaft kreative ka bërë shumë të lumtur nipin e saj 5-vjeçar me një mënyrë aspak të zakontë.

Në vend që ta linte para televizorit apo t’i jepte një lodër, ajo ka gatuar plot 7 kilogramë spageti të ngjyrave të ndryshme, pastaj i ka hedhur në vaskë dhe e ka lënë nipin “të notonte” për një orë aty.

Sipas Reddit, emri i djalit në këtë foto është Dresden. Dresden nuk mund t’i ndalte të qeshurat, ndërsa notonte në spageti me ngjyra, madje nuk i ndali as kur doli nga vaska.

Kush mund ta harrojë këtë pamje të lumtur të fytyrës së Dresden? Gëzim i papërshkrueshëm. Një arsye më shumë për të besuar se gjyshet janë të mrekullueshme.