Transmetuar më 20-03-2017, 19:03

Rozana Radi është munduar gjithmonë të jetë e rezervuar në lidhje me jetën e saj private, por sot për herë të parë ka thyer akullin. E ftuar në studion e Rudina Magjistarit, ka shuar kureshtjen sa i takon lidhjes së saj shumë vjeçare.

Gjatë emisionit Rozana ka thënë se partneri i saj punon në prokurori, por nuk është prokuror. Këngëtarja rrëfen se pret një propozim për martesë që deri tani nuk e ka marrë. Rozi po ashtu ka pranuar se është në një lidhje me oficerin gjyqësor prej 4 vitesh. “Ka sens humori, është 70 % si babai i saj, më kujton babain” ka thënë Rozi.  

Fituesja e ‘Këngës Magjike’ në një moment të intervistës, është surprizuar nga motra e saj Andeta. Ajo ka realizuar një video ku ka kujtuar çdo moment të rëndësishëm të jetës së tyre, nga fëmijëria e deri tek humbja e prindërve brenda një hapësire të shkurtër kohe.

“Shtëpia jonë ishte gjithmonë e mbushur dhe papritur ti mbete vetëm. Megjithatë, jo vetë, pasi unë do jem gjithmonë krah teje. Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, kemi kaluar momente të dhimbshme, siç ka qenë humbja e prindërve. Ti je gjithçka për mua… Ne kemi një zemër që rreh njësoj.

Ti kërkon gjithmonë vëmendje, madje ma ke kërkuar edhe kur më thua “jam unë e para, pastaj fëmijët e tu…” Ti je dhe do të jesh gjithmonë e para. Edhe atëherë kur më mërzit shumë, aq sa nuk di ç’të bëj nga nervat. Por kush ka motër, e di se sa e madhe është dashuria… Ti për mua je dashuria më e madhe” ka thënë Andeta duke bërë që këngëtarja të emocionohej e të qante në studio.

E përlotur nga mesazhi i së motrës, Rozi tha se ishte hera e parë për të që e dëgjonte Andetën të jepte një mesazh të tillë publikisht.