Transmetuar më 20-03-2017, 18:36

Një avion me 44 pasagjerë në bord u rrëzua këtë të hënë në Sudanin e Jugut. Raportimet fillestare nga mediat lokale sugjeronin se nuk kishte të mbijetuar, por detaje të reja flasin për të kundërtën.

Avioni i South Supreme Airline u rrëzua në aeroportin Wau, rreth orës 15:00 me orën lokale. Ministri i Informacionit, Bona Gaudensio për mediat tha se të paktën 14 persona ishin dërguar në spital dhe ndodheshin jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në fotografitë e postuara në rrjete sociale mund të shihet avioni i përfshirë thuajse tërësisht nga flakët.

Një punonjës i ndihmës së shpejtë tha për Reuters se nuk ka viktima. Aksidenti besohet të ketë ndodhur gjatë kohës së avioni po bënte uljen.